Site icon Telegrafi

Valencia e cilëson ‘grabitje’ penalltinë e Real Madridit, Pique iu bashkohet me një koment epik

Real Madridit iu dha një penallti mjaft e lehtë në ndeshjen e tyre në La Liga kundër Valencias të shtunën në mbrëmje dhe mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique e ka shfrytëzuar situatën të thumboj rivalët e urryer në një postim të bërë në faqen zyrtare të klubit nga Mestalla.

Real Madridi fitoi me rezultat të thellë 4-1 ndaj Valencias në ndeshjen derbi të javës së 20-të në La Liga.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Karim Benzema (43’, 88’) dhe Vinicius Junior (52’, 61’) për vendasit, ndërsa Goncalo Guedes (76’) për mysafirët.

Lexo po ashtu Real Madridi kthehet te fitorja, mposht pa vështirësi Valencian

Megjithatë, goli i parë i ndeshjes i shënuar nga penalltia e ekzekutuar nga Benzema ka krijuar polemika të mëdha.

E gjithë kjo pasi gjyqtari akordoi penallti pas një ndërhyrje apo dueli të lehtë në Casemiron brenda zonës.

Vendimi ishte i diskutueshëm dhe përsëritjet treguan se nuk kishte shumë kontakte. Por, VAR-i u pajtua me vendimin në fushë dhe penalltia u ndal.

https://twitter.com/_AnkaraMessi10/status/1480093060075687938

I menjëhershëm ishte reagimi i faqes zyrtare të Valencias në Twitter, duke aluduar se kishte një ‘grabitje të zakonshme’ në Madrid.

“Grabitjet në Madrid kanë filluar të jetë disi të zakonshme”, thuhet në posti, duke iu referuar serialit “Money Heist”.

Gerard Pique pa ankesat e Valencias dhe nuk mundi të rezistonte duke u përgjigjur me një koment poshtë postimit.

“Mos e thuaj me zë të lartë se do të të sanksionojnë”, ishte reagimi i legjendës së Barcelonës. /Telegrafi/

Exit mobile version