Site icon Telegrafi

Valencia dërgon spiun në stërvitjen e Barcelonës, maskota e tyre iu tregon se Messi është më i miri

Valencia ka dërguar maskotën e tyre të klubit në një mision të lehtë për të spiunuar liderët e La Ligas, Barcelonën dhe ai i ka konfirmuar se Lionel Messi është më i mirë sasa mendohet.

Përpara ndeshjes së tyre të ligës me katalunasit të shtunën, klubi Los Che vendosi të dërgojë maskotën e tyre në stërvitjen e kundërshtarit në përpjekje për të marrë informata.

Misioni spiunues vjen pas polemikave që rrethojnë trajnerin e Leeds Unitedit, Marcelo Bielsa, i cili kohëve të fundit ka pranuar se përdor këso lloj metodash kundër çdo skuadre që ai luan.

Lexo po ashtu Bielsa pranon se ka dërguar spiun në stërvitjen e Derby Countyt

Megjithatë, Valencia do të ketë nevojë për ndihmën e të gjithëve për ta mundur Barcelonën që po përjeton një formë të lartë dhe nuk po njeh kundërshtar.

“Klubi im ka nevojë për mua. Kjo është arsyeja pse unë jam me mision sot”, shkruan në postimin e parë të Valencian në Twitter.

“Një orë i fshehur pas shkurreve, por e pashë stërvitjen. I mora disa shënime për ekipin. Ndalesa e radhës është territori i rivalit”, shkruhet në tweet-in tjetër.

“Po e ndal misionin për pak… këtu i keni disa nga fotot e mia”.

“Tani do t’i drejtojë trajnerit çfarë kam parë sot! Shihemi nesër”, mbyllen postimet e klubit spanjoll.

Këto spiunime ishin vetëm në kuadër të një shakaje nga ana e klubit spanjoll, ndërsa në të njëjtën monedhë ia kthyen edhe Barcelona. /Telegrafi/

Exit mobile version