Telegrafi

Valencia-Atalanta dhe Getafe-Inter do të luhen pa tifozë shkaku i coronavirusit

Është konfirmuar tashmë, se ndeshja e kthimit në mes të Valencian dhe Atalantas në Mestalla në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe ajo e Ligës së Evropës në mes të Getafes dhe Interit do të luhet pas dyerve të mbyllura për shkak të Coronavirusit.

Mediumi i njohur spanjoll Cadena Cope bart lajmin se ndeshja nuk do të jetë e hapur për tifozët për shkak të këshillave të autoriteteve lokale të shëndetit.

Edhe ndeshja e Getafes në shtëpi kundër Interit në Ligën e Evropës këtë muaj do të luhet gjithashtu pas dyerve të mbyllura, raportojnë mediat spanjolle.

Valencia konfirmoi në një deklaratë të premten pasdite se të gjitha ngjarjet jo-futbollistike, përfshirë konferencat për shtyp, nuk do të ndodhin deri në njoftimin e mëtejshëm mbi këshillat e autoriteteve lokale të shëndetit.

Kjo ishte në vazhdën e asaj që katër tifozëve të Valencias dhe një gazetari vendas iu këshilluan të izolohen pasi u kthyen nga ndeshje e luajtur në Milano, ku u raportuan me simptoma të coronavirusit.

Përhapja e virusit ka çuar në anulimin e një numri ngjarjesh sportive në të gjithë Evropën përfshirë një numër ndeshjesh në Serie A, me Italinë veriore që raportojnë raste të shumta të virusit. /Telegrafi/