Duke filluar nga dita e nesërme, Maqedoninë do ta kaplojë valë e reshjeve të shiut, në pjesët më të larta shi dhe borë, ndërsa në pjesët malore reshje të borës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç informojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, reshjet do të jenë më intensive në orët e natës, veçanërisht në pjesët perëndimore dhe juglindore, ku do të jenë reshje të rrëmbyera të ndjekura nga bubullimat. Në vende të caktuara do të bien rreth 20 litra në metër katror, ndërsa do të ketë rritje të dukshme të shtresës së borës në male. Do të fryjë erë mesatare, përgjatë fushës së Pellagonisë, me periudha të erës së fuqishme me drejtim juglindor.
Gjatë dy ditëve të para të javës së ardhshme do të ketë reshje lokale të shiut, ndërsa në male reshje të borës. Temperaturat ditore do të jenë në rritje graduale dhe do të lëvizin nga 5 deri më 12 gradë Celsius./Telegrafi/