Site icon Telegrafi

Valdrini: Di ta bëj mirë punën time, të tjerët kopjojnë nga unë

Duke folur për kopjimet, për të cilat akuzohet kohë pas kohe, Valdrin Sahiti ka thënë se furnizohet nga qarqet e njëjta ku furnizohen edhe disa nga kreatorët orientalë, nga të cilët thuhet se kopjon.

“Nëse unë marr nga të huajt, më vjen shumë mirë që të gjithë të tjerët marrin nga unë”, ka deklaruar dizajneri në emisionin Talk të KTV-së.

I pyetur se kush merr nga ai, Valdrini nuk ka përmendur emra, por sipas tij, ajo që nuk merr pasi edhe nuk kanë stil të njëjtë, është Krenare Rugova.

Ai ka shtuar se ambiciet e tij nuk përkojnë me këtë realitet në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni dhe është shprehur i bindur se do të arrijë edhe më shumë. Sahiti beson se e njeh mirë profesionin e tij dhe nuk ka frikë çka thotë dhe i qëndron prapa çdo fjale.

“Unë asnjëherë askujt nuk i kam kërkuar falje publike, sepse unë nuk jam këtu falë dikujt tjetër, por pse di ta bëj mirë këtë punë”, ka thënë ai.

Ndryshe, i pyetur se a është e vërtetë që nuk flet me këngëtaren Tuna, me të cilën ka bashkëpunuar me herët, Sahiti është përgjgijur: “Jo nuk është e vërtetë. Ka ndodhur që të jemi zënë dhe kemi debatuar, por jo që të vijë deri këtu që të mos flasim”.

Sa u përket përzgjedhjeve, mes Tunës dhe Nora Istrefit – ai ka zgjedhur Norën, mes Leonora Jakupit e Elvana Gjatës – ai ishte për Leonorën, derisa Jehona Sopin e zgjodhi përkrah Vesa Lumës.

Exit mobile version