Vaksina e parë kundër coronavirusit pritet të fillojë të testohet dhe prodhohet gjatë muajit të ardhshëm në një universitet në Londër dhe tek një kompani farmaceutike në SHBA.
Shkencëtarët nga kolegji Imperial në kryeqytetin e Anglisë po tentojnë ta testojnë vaksinën në kafshë që nga gjysma e muajit shkurt, transmeton Telegrafi.
Tani ata duan ta testojnë edhe të njerëzit – ku sipas tyre kanë arritur në fazën e fundit të zhvillimit të saj, dhe se në prill presin ta realizojnë këtë
Në anën tjetër kompania farmaceutike në SHBA Moderna dhe Inovio, gjithashtu ka bërë të ditur se planifikojnë testimin e vaksinës së tyre gjatë muajit të ardhshëm.
Kujtojmë që coronavirusi që tani ka marrë emrin COVID-19 kanë infektuar mbi 100 mijë persona në mbarë botën dhe aktualisht nuk po mund të shërohet – por është duke u punuar në atë drejtim që të paktën të parandalohet përhapja.
Nëse vaksina rezulton të jetë e suksesshme, atëherë sipas ekspertëve ajo do të jetë shpëtim për njerëzimin, edhe kur ata ftohen apo preken nga ndonjë grip.
Kolegji Imperial ka punuar në këtë vaksinë në momentin që shkencëtarët kinezë treguan detaje gjenetike të këtij virusi, që ka ngritur në këmbë botën. /Telegrafi/