Telegrafi

Vajzat e famshme bëjnë maskat e tyre pjesë të veshjes

Meqenëse Coronavirusi COVID-19 u klasifikua si një pandemi globale në mars nga Organizata Botërore e Shëndetit, industria e modës ka luftuar për shkak të një rënie në shitje si rezultat i bllokimit global.

Bllokimet dhe kufizimet e udhëtimit kanë bërë dëm në kalendarin e modës i cili zakonisht është i mbushur me shitje, kjo si pasojë e anulimit të ngjarjeve madhore, duke përfshirë Javën e Modës në Paris dhe Javën e Modës në Milano, transmeton Telegrafi.

Megjithë rënien në shitjet e modës, një numër i markave janë bashkuar për një kauzë të mirë.

Shtëpitë e modës si marka marokene Karim Adduchi dhe marka egjiptiane Rigash nga stilistja Lamia Rady kanë prodhuar maska ​​për fytyrën për të gjeneruar të ardhura, ku më pas ato do ia dhurojnë punëtorëve nga vija e parë e frontit dhe njerëzve të prekur nga kjo pandemi.

Të famshëm dhe influencuerë të modës po i mbështesin gjithashtu këto marka duke i treguar produktet e tyre për publikun.

Duke filluar nga modelja Bella Hadid, yjet kanë bërë maskën pjesë të veshjes së tyre.

Më poshtë janë disa pamje krijuese nga vazjat e famshme me maska ​​për fytyrën. /Telegrafi/