Një femër është sulmuar fizikisht nga vajza e saj e cila i ka shkaktuar lëndime trupore.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 03:15, në Podujevë.
Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
Ndërkaq, në lidhje me rastin është informuar edhe prokurori. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/