Telegrafi

Vajza me një thënie të Profetit Muhamed në kapelën e diplomimit nuk është e Obamas! (Foto)

Një studente e cila ishte përqafuar nga zonja e parë e SHBA-ve, Michelle Obama dhe e cila mbante një kapelë në të cilën ishte e shkruar një thënie e Profetit Muhamed nuk është vajza e Barack Obamas.

Ndonëse më herët, mediat e huaja shkruanin se gjatë ceremonisë së diplomimit në shkollën e lartë, e bija e Presidentit të SHBA-ve, Barack Obama, Malia Obama, kishte mbajtur një kapelë të diplomimit, në të cilën ishte shkruar një hadith i Profetit Muhamed, më vonë ky lajm është demantuar.

Siç raportojnë mediat e huaja, transmeton Telegrafi, bëhet fjalë për tjetër nxënëse të diplomuar.

Është Orruba Almansouri, e cila kishte lindur dhe rritur në Jemen, e cila kishte ardhur në New York dhe kishte filluar mësimet në shkollën e lartë në vitin 2006.

Keqkuptimi thuhet se ka ardhur pasi që kjo fotografi ishte publikuar në llogarinë e saj në Instagram, duke pretenduar se bëhej fjalë për vajzën e saj. /Telegrafi/