Site icon Telegrafi

Vajza e Willis ka treguar si duket jeta private e aktorit pas diagnozës

(Foto: Instagram/buuski)

Vajza e Bruce Willis, Tallulah, ka folur për jetën private të yllit hollivudian pas diagnozës së demencës dhe ka treguar se si i kalon ditët në shtëpi.

Ylli i filmave aksion po lufton me demencën frontotemporale, ndërsa familja e tij ka njoftuar se 68-vjeçari është tërhequr nga karriera e tij e gjatë.

Duke i mbajtur fansat të përditësuar për gjendjen e Willis, vajza e tij shpjegoi se ai ishte në gjendje ta njihte, kur ajo i shkoi për vizitë.

Lexo po ashtu Përkundër diagnozës serioze, Bruce Willis argëtohet me familjen në Disneyland

Aktorja foli për revistën Vogue dhe ndau detaje rreth babait të saj dhe gjendjes së tij.

“Këto ditë, mund ta gjesh me siguri babin tim në katin e parë të shtëpisë, diku në kuzhinën e madhe të hapur, dhomën e ngrënies dhe ndenjës, ose në zyrën e tij. Për fat të mirë, demenca nuk ka ndikuar në lëvizshmërinë e tij. Ajo zyrë ka qenë gjithmonë një lloj dritareje për gjërat që më së shumti i kanë interesuar në secilin moment”, ka thënë Tallulah.

Ajo ka treguar gjithashtu se aktori ka lëshuar vazhdimisht muzikë dhe se dhoma ishte e mbushur me gjëra që i kishte mbledhur ndër vite. /Telegrafi/

Exit mobile version