Site icon Telegrafi

Vajza e Whitney Houston dërgohet në shtëpi që të ‘vdesë e qetë’

Vajza e këngëtares Whitney Houston, Bobbi Kristina Brown, e cila ishte në koma për 4 muaj, është dërguar në shtëpi, ‘për të vdekur e qetë’.

Sipas Daily Mail, vajza 22-vjeçare e cila u gjend pa ndjenja në vaskën e banjës së saj me 31 janar, do transferohet në shtëpinë e nënës së saj të ndjerë edhe pse babai Bobby Brown nuk është dakord, transmeton Telegrafi.

Sipas një burimi, babai i vajzës ka dhënë vendimin e tij se Bobbi Kristina nuk i hiqej makineria për ta mbajtur gjallë dhe se është kundër familjarëve të tjerë.

Siç duket familja e këngëtares Houston janë të vendosur që 22-vjeçarja të dërgohet në Gorgia, tashmë të pashpresë për ta rikthyer në jetë. /Telegrafi/

Exit mobile version