Është postuar në rrjetin social Weibo në Kinë, një video që e tregon një vajza të vogël duke vozitur.
E ulur mbi një shtesë në karrige, vajza i prek me vështirësi pedalet, teksa mban timonin.
Shpejtësia e veturës duket të jetë mjaftë e lartë, derisa ajo vazhdon rrugën krahas veturave të tjera, transmeton Telegrafi.
Mail Online raporton se dikush i rritur i thotë asaj “të ketë kujdes”, derisa ajo është duke vozitur.
Nuk dihet se në cilin vend në Kinë, ka ndodhur ky rast. /Telegrafi/