Telegrafi

Vajza e vogël në gjumë, në motoçikletën që lëviz me shpejtësi (Video)

Në Duc Ling të Vietnamit, është regjistruar një vajzë e vogël e cila fle, teksa nëna saj vozit motoçikletën.

Gruaja e paemëruar ka veshje elegante dhe helmetë në kokë, por e njëjta nuk ndodhë edhe me vajzën, transmeton Telegrafi.

Kjo e fundit nuk e ka asnjë mjet për mbrojtje në trup, e për më keq, është pa vetëdije dhe në gjumë.

Vogëlushja qëndron e shtrirë me shpinë në ulësen e motoçikletës, ndërsa duart e hapura, i ndihmojnë të mbajë balancën dhe të mos rrëzohet. /Telegrafi/