Vajza e madhe e ish-presidentit amerikan, Barack Obama, duket se është përshtatur mirë në Harvard.
Këtë të shtunë, Malia Obama është xhiruar teksa puthej me të dashurin e saj gjatë zhvillimit të lojërave të përvitshme në Harvard-Yale.
Këtë vit mikpritësit ishin studentët e Yale, që do të thotë se studentët e Harvardit kanë ngritur kampin e tyre pranë ndërtesës së Universitetit të Yale, pikërisht këtu edhe është kapur vajza e ish-presidentit të SHBA-ve, teksa puthej me një djalë.
Dhe duke qenë fëmijë i një personi jo pak të rëndësishëm, nuk kanë qenë të paktë ata që kanë nxjerrë telefonat për t’i fotografuar e për t’i xhiruar, gjë që e ka ndërprerë edhe puthjen e tyre.
Videoja ka marr mijëra shikime nga momenti i publikimit, gjithsesi Malia do të shpresojë që të mos e ketë parë babai i saj.
Obama u njoftua me Michelle Robinson në vitin 1989, me të cilën u fejua në vitin 1991, ndërsa u martuan në tetor të vitit 1992.
Vajza e parë e çiftit, Malia Ann, lindi më 4 korrik 1998, kurse vajza e dytë Natasha (‘Sasha’) lindi më 10 qershor 2001. /TCH/Telegrafi/