Deva Cassel, vajza e Monica Bellucci dhe Vincent Cassel, është dukur sensacionale në xhirimet e një reklame për shtëpinë e modës Dolce & Gabbana në Romë dhe shumëkujt ia ka kujtuar nënën me dukjen e saj.
Seti i reklamës ndodhej në një lokacion piktoresk pranë shatërvanit Di Trevi dhe modelja 18 vjeçare ka nxjerrë në pah trupin e saj të hollë me një mini fustan të zi me dantella, të cilin e ka shoqëruar me pantofla të zeza.
Ajo dukej mahnitëse në xhirim me grim të përsosur në fytyrën e saj, duke përfshirë buzëkuqin. Bukuroshja i kishte stiluar flokët kaçurrela të lirshme. Fustani i shkurtë që ka veshur është pjesë e koleksionit pranverë/verë 2023.
Deva hyri në botën e modës katër vite më parë, kur u bë fytyra e markës Dolce & Gabbana. Një nga sfilatat e saj të para ishte Alta Moda në vitin 2021 në sheshin e Shën Markut në Venecia. Më pas, tërhoqi vëmendjen e publikut.
Deva Cassel. Monica Bellucci 18 years old daughter. pic.twitter.com/ceatlwyEN2
— AI am (@jimmy_redevil) May 30, 2023
Që në fëmijëri, e dinte se do të ndiqte hapat e nënës së saj dhe të dyja pozuan së bashku për kopertinën e edicionit italian të revistës Vogue. /Telegrafi/