Kjo vajzë ka dëshmuar se ka rrënjë të fortë të flokëve, por edhe fuqi e vullnet, pasi ka vendosur të tërhiqte për dhjetë metra veturën e tipit Mercedes.
Vetëm fillimi i qëllimit ishte problematik për Ikram Salhi. Ajo filloi tërheqjen e veturës që peshonte hiq më pak se një ton e gjysmë, një detyrë kjo jo e lehtë.
Vajza e re, përmes litarëve të lidhur në bishtalec, e tërhoqi zvarr Mercedesin e zi, nëpër një terren të rrafshët, derisa turma e inkurajonte drejt qëllimit duke brohoritur, transmeton Telegrafi.
Në shtetin e Marokut këto performanca janë të shpeshta, por kjo është hera e parë që këtë sfidë e tejkalon një femër, e cila madje është shumë e re në moshë. /Telegrafi/