Telegrafi

Vajza e Cindy Crawford, Kaia Gerber do të luajë në serialin “American Horror Story”

(Foto: Instagram/kaiagerber)

Producenti amerikan, Ryan Murphy, ka njoftuar përmes Instagramit se modelja dhe aktorja Kaia Gerber do të paraqitet në sezonin e dhjetë të serialit “American Horror Story”.

Para disa ditësh u njoftua se do të realizohej sezoni i dhjetë me radhë, ndërsa tashmë është bërë e ditur se pjesë e projektit do të jetë edhe vajza e supermodeles së famshme, Cindy Crawford.

Murphy e ka shpërndarë në Instagram një fotografi të Kaias duke shprehur gëzimin e tij për këtë lajm.

“Jam shumë i entuziazmuar se mund të njoftoj që Kaia Gerber i bashkohet familjes “American Horror Story’”, ka shkruar ai në përshkrim.

Lexo po ashtu Katërmbëdhjetë fotografitë e të famshmëve dhe fëmijëve të tyre në moshë të njëjtë

Gerber, e cila ka luajtur në filmat “The Last Day of Summer” e “Sister Cities”, do t’i bashkohet sezonit të ri të serialit të titulluar “American Horror Story: Double Feature”, i cili do të ndjekë dy ngjarje të frikshme. /Telegrafi/