Site icon Telegrafi

Uzuni: Për aktivizimin vendos Reja

(Foto: SuperSport.al)

Në konferencën për shtyp të Kombëtares së Shqipërisë ishte edhe Myrto Uzuni, djaloshi beratas që dha kontribut të madh në kualifikimin e Ferencvarosit në grupet e Ligës së Kampionëve.

“Kam shënuar dy gola më shumë vlerë për ekipin tim, Ferencvaros. Tani është koha për Kombëtaren dhe duhet të mendojmë të bëjmë sa më mirë këtu, së bashku me grupin”.

“Normalisht kur vjen te Kombëtarja është një ndjesi e veçantë. Golat më japin motivim dhe shtysë për të vazhduar përpara”, citon SuperSport fjalët e sulmuesit.

“Trajneri Reja më uroi për golat dhe paraqitjet, pasi ata shikojnë gjithçka. Forca më vjen nga sakrificat që kam kaluar, pasi vlerësoj çdo ndeshje dhe stërvitje sikur të ishte e fundit për mua”.

“Për aktivizimin vendos trajneri. Sigurisht nuk ndihem mirë për mosaktivizimin, por unë duhet të bëj punën time. Unë më mirë ndihem me Baren dhe Manajn, pasi kemi luajtur edhe te Shpresat”.

“Dua të falënderoj të gjithë ata që më mbështesin, pasi falë tyre jam këtu, shpresoj të arrij suksese”, ka deklaruar tutje Uzuni.

Exit mobile version