Site icon Telegrafi

Uzuni flet për shansin e artë të humbur ndaj Anglisë

Myrto Uzuni është deklaruar pas ndeshjes me Anglinë, aty ku Shqipëria pësoi humbje 2-0 në Air Albania.

Sulmuesi shqiptar ka pranuar se kuqezinjtë e kishin të vështirë në ballafaqimin me Tre Luanët në kuadër të grupit I të eliminatoreve për Botërorin 2022.

“Mundësia ekzistonte, kam mundur të shënoj dhe ndoshta mund të merrnim një pikë”, deklaroi Uzuni pas ndeshjes për Supersport.

Lexo po ashtu Shqipëria pëson humbje ndaj Anglisë në takimin e dytë kualifikues për Botëror

“Anglia është kundërshtar i fortë, i nivelit të lartë. Ishim duke luajtur me Anglinë, jo me ndonjë ekip të lehtë. Ishte e vështirë të depërtonim në mbrojtjen e Anglisë”, theksoi ai.

Anglia është lider i Grupit I me gjashtë pikë, Shqipëria në të dytin me tre sosh, Polonia dhe Hungaria me nga një dhe Andorra e San Marino ende pa pikë.

Exit mobile version