Telegrafi

Ushtruan dhunë në familje, ndalohen gjashtë persona brenda 24 orëve në Pejë

Foto: Ilustrim

Gjashtë persona janë ndaluar gjatë 24 orëve të fundit në Pejë me urdhër të Prokurorit të Shtetit, lidhur me veprën penale “Dhunë në familje”.

Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

Nikçi ka bërë të ditur se ndalimi i këtyre gjashtë personave ka ndodhur në tri raste të ndara.

“Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, në kompetencën territoriale të Prokurorisë Themelore të Pejë , në tri raste të ndara janë ndaluar 6 persona për veprën “Dhuna në familje”. 6 të pandehurit janë të gjinisë mashkullore, kurse 1 viktimë është nga gjinia femërore dhe 5 të gjinisë mashkullore”, ka thënë Nikçi.

Ai ka shtuar se Prokurori i Shtetit të dyshuarit i ka ndaluar për 48 orë dhe gjithashtu do të ndërmerren masa ligjore për sigurimin e prezencës se të pandehurve në procedurë penale. /Telegrafi/