Një person është arrestuat mbrëmë në Pejë, pasi në vazhdimësi ka ushtruar dhunë në familje.
Rastin e ka raportuar në polici babai i të dyshuarit. Sipas policisë, është arrestuar i dyshuari i cili ishte në gjendje të dehur.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Po në Pejë, është arrestuar një person, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht djalin e tij.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim te prokurorit dërgohet në mbajtje.
Kurse, në Vushtrri, është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar vëllain e tij.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.