Site icon Telegrafi

Ushtroi dhunë fizike ndaj katër personave, arrestohet i dyshuari në Prizren

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj katër personave.

Rasti ka ndodhur ditën e enjte, transmeton Telegrafi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull me nënshtetësi Gjermane pasi që i njëjti dyshohet se në në vazhdimësi ushtron dhunë kundër dy viktimave meshkuj kosovarë dhe dy viktimave femra kosovare”, thuhet në njoftim.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje./Telegrafi/

 

Exit mobile version