Policia ka arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj gruas së tij.
I dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Telegrafi.
“Pejë/ 15.08.2024-14:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia./Telegrafi/