Site icon Telegrafi

Ushtrime të thjeshta të jogas për t’i hequr kilet e tepërta

Joga është mënyrë e mahnitshme për një vijë të bukur trupore

Humbja në peshë në mënyrë të shëndetshme mund të jetë një angazhim në kohë, veçanërisht nëse jeni mbipeshë për shkak të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë në punën tuaj apo ngrënies së ushqimit të pashëndetshëm. Mos u dorëzoni!

Nëse jeni duke kërkuar të transformoni trupin me një ritëm më të shpejt, atëherë është e rëndësishme t’i zgjedhni edhe ushtrimet.

Edhe pse joga kërkon shumë punë, posa të mësoheni me të, ju do t’i gëzoni efektet e mahnitshme që i sjell ky sport në shëndetin mendor dhe fizik.

Shkolla Mjekësore e Harvardit pranon se përfitimet e përgjithshme të jogës nuk lidhen vetëm me meditimin. Në fakt, përfitimet e jogës mund të përfshijnë edhe shkaktimin indirekt të humbjes së peshës duke promovuar një mënyrë të ndërgjegjshme të të ushqyerit që çon në një marrëdhënie më pozitive me ushqimin.

Ndër të mirat shëndetësore që i sjell joga janë:

– Relaksim të mendjes
– Nivele më të vogla të stresit
– Shtypje të ulët të gjakut
– Muskujt të tonifikuar dhe forcuar
– Ju hiqet dhjami
– Trup më të zgjatur etj.

Sidoqoftë, këto janë disa poza të jogas të cilat do t’ju ndihmojnë ta rrafshoni barkun.

/Telegrafi/

Exit mobile version