Site icon Telegrafi

Ushtrime atraktive dhe poza me të brendshme, Morena shfaqet tërheqëse në imazhet e reja

Morena Taraku (Foto: Instagram/morenataraku)

Trendit për të bërë video duke lëvizur buzët apo duke kërcyer i është bashkuar pothuajse komplet estrada shqiptare. 

Në këtë kohë të vetizolimit figura publike kanë gjetur mënyra të ndryshme për t’u argëtuar në shtëpitë e tyre.

Ajo e cila po qëndron e izoluar në Turqi është këngëtarja Morena Taraku, që tashmë është tejet aktive në “Tik Tok”.

 

Përmes rrjeteve sociale, bukuroshja ka postuar video, ku shihet e veshur në bikini teksa shijon rrezet e diellit dhe ushtron.

Po ashtu, filmi “Mrekullia në qelinë nr.7” është bërë sensacion mbarë vendin, ku një pjesë të njohur të filmit ajo e ka rikthyer në video. Ajo aktron pjesën ku vajza e vogël në film thërret babanë e saj afër një muri të madh duke qarë, e të njëjtën gjë e ka bërë edhe Morena.

 

Këngëtarja ka kohë që jeton dhe vepron në Turqi, aty ku kishte paralajmëruar se po merret me projekte të reja.

Modelja e shndërruar në këngëtare nuk ka hezituar ta publikojë edh enjë fotografi, në të cilën shfaqet me të brendshme në kuzhinë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version