Zyrtarët ukrainasë thonë se kanë vrarë gjeneralin e katërt të ushtrisë ruse.
Anton Gerashchenko, këshilltari i ministrit të Brendshëm ukrainas, tha në Telegram se forcat ukrainase kanë vrarë gjeneral-majorin rus Oleg Mityaev, gjatë luftimeve të ashpra që u zhvilluan në juglindje të qytetit Mariupol, transmeton Telegrafi.
Gerashchenko ka shkruar se Mityaev ishte komandant i divizionit të 150-të – ku postoi edhe fotografinë me të cilën pretendon se shfaq ushtarakun rus të vdekur.
E presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, gjithashtu ka bërë të ditur se vdekja e një gjenerali tjetër rus është një dëshmi tjetër se Kievi nuk e ka ndërmend të dorëzohet.
Rusia besohet se ka dërguar rreth 20 gjeneral-majorë në Ukrainë, për ta udhëhequr pushtimin rus. /Telegrafi/