Larg vijave të frontit, trupat ukrainase kanë treguar se akoma nuk e kanë humbur sensin e tyre të humorit – duke u tallur paksa me rusët derisa parakalonin me tanke në një zonë të gjelbëruar që deri më tani kontrollohej nga rusët.
Ministria ukrainase e Mbrojtjes, ka publikuar në Twitter videon ku shihen tanket ukrainase duke kaluar, ku në njërën prej tyre shihen ushtarët duke bërë paksa humor – kinse janë duke lundruar me mjetin e blinduar dhe e ndihmonin të lëvizte me lopata, transmeton Telegrafi.
Videoja deri më tani është shikuar nga dhjetëra mijëra njerëz si dhe ka marrë shumë pëlqime. E në zonën ku ata janë shfaqur, dikur ishte nën kontrollin e forcave ruse.
Tani që rajoni i Kharkivit është pothuajse i çliruar pas kundërofensivës, ukrainasit po gjejnë kohë që të tallen me rusët të cilët janë tërhequr dhe kanë lënë pas vetes sasi të madhe municioni.
Madje ikja e tyre ishte aq e befasishme, sa që artileri, tanke e municion të shumtë lanë pas vetes, ku shumica prej tyre ishin pothuajse të paprekura (si të reja). /Telegrafi/
The @UniofOxford @Cambridge_Uni Boat Race pic.twitter.com/pbNb6fCEBV
— Defense of Ukraine (@DefenceU) September 17, 2022