Site icon Telegrafi

Ushtria ukrainase shkatërron kolonën e tankeve ruse – publikojnë pamjet kur një mjet i blinduar hidhet në erë

Një kolonë e tankeve ruse është shkatërruar nga një sulm artilerik i realizuar nga ushtria ukrainase në lindje të rajonit Donbas – e pamjet nga ajri kanë kapur këtë moment.

Brigada e 24-të e motorizuar e ushtrisë ukrainase, bëri të ditur se dhjetëra tanke dhe mjete tjera të blinduara janë shkatërruar në këtë sulm që ndodhi javën e kaluar, transmeton Telegrafi.

Madje sipas inteligjencës ukrainase, ushtria e Vladimir Putinit gabimisht ka shkatërruar një batalion të ushtrisë së tyre – duke i ngatërruar si forca armike (ukrainase).

Lexo po ashtu Nga sulmi me sistemin raketor HIMARS, ukrainasit vrasin 12 oficerë rusë – Putin i nervozuar që S-400 nuk po e mbron ushtrinë e tij

Ukrainasit kanë arritur të kapin sinjalin e bisedës në radiolidhje me ushtarëve të ashtuquajturës Republika Popullore e Donetskut dhe një personi të panjohur.

Aty dëgjohet ushtari rus duke i thënë këtij burri të panjohur, se forcat ruse që janë stacionuar në Berdyansk kanë bombarduar një batalion të tyre – duke menduar se ishin të forcave ukrainase.

Lexo po ashtu U jepte informacione rusëve për pozicionet e ukrainasve, arrestohet burri në Zaporizhzhia nga Shërbimi Sekret i Ukrainës

Ndryshe, mediat ndërkombëtare raportojnë se 12 oficerë rusë janë vrarë nga një sulm me vetëm një raketë të realizuar nga Forcat e Armatosura të Ukrainës – duke i shkaktuar humbje të mëdha okupatorit me armët amerikane që së fundmi u janë dorëzuar

Sulmi me raketë kishte për objektiv komandën në aeroportin Chornovaivka në afërsi të qytetit të okupuar Kherson, dhe aty mbetën të vrarë të paktën një gjeneral, një kolonel dhe 12 oficerë. /Telegrafi/

Exit mobile version