Ushtria ukrainase ka njoftuar se një anije ushtarake ruse në jug të portit në Ukrainë, është shkatërruar.
Fotografitë dhe videot që po qarkullojnë në rrjetet sociale, shfaqin momentin kur anija ruse përfshihet nga zjarri dhe në një moment shpërthen, transmeton Telegrafi.
Bëhet fjalë për pamjet e regjistruara në qytetin port të Berdyanskut.
Në anën tjetër ministri i Mbrojtjes në Ukrainë, ka bërë të ditur se anija transportonte 20 tanke, 40 mjete tjera të blinduara dhe 400 parashutistë. /Telegrafi/
We are told that #Russian ships have been hit in the port of #Berdyansk. We are waiting for official confirmation or denial. pic.twitter.com/9mRmkm2FNu
— NEXTA (@nexta_tv) March 24, 2022