Ushtria ukrainase ka njoftuar se ka rrëzuar një raketë ruse, që u shkrep në drejtim të Kievit nga fluturakja bjelloruse Tu-22.
“Forcat ajrore të Ukrainës pak minuta më parë kanë rrëzuar një raketë të lansuar në drejtim të kryeqytetit të Ukrainë,s nga aeroplani bjellorus TU-22”, ka njoftuar komandanti i ushtrisë ukrainase, Valerii Zalunzhnyi, transmeton Telegrafi.
“Është një krim tjetër i luftës i kryer nga Rusia”, shtoi ai.
Zalunzhnyi nuk ka dhënë detaje tjera se çfarë armë janë përdorur për ta rrëzuar raketën. /Telegrafi/