Ushtria ukrainase ka arritur të rrëzojnë një aeroplan luftarak të ushtrisë ruse.
Ishte brigada e 10-të e ushtrisë ukrainase që arriti të hedh në erë aeroplanin luftarak rus Su-25, transmeton Telegrafi.
Aeroplani luftarak rus po fluturonte ulët për të shmangur radarët e sistemeve raketore, por ishte pikërisht një raketë që e goditi në ajër.
Ukrainasit kanë publikuar pamjet kur lansojnë raketën, dhe pas një udhëtimi disa sekondësh godet aeroplanin rus.
Madje preciziteti ishte aq i madh, sa që fluturakja e ushtrisë së Putinit u godit në mes dhe u hodh në erë. /Telegrafi/