Ushtria ukrainase ka publikuar në Facebook videon, me të cilën pretendon se bëhet fjalë për sulmin me dronin kamikaz mbi forcat ruse.
“Operatorët e trupave tona speciale janë specializuar në përdorimin e një prej armëve më moderne. Shembulli më i mirë është shkatërrimi i një tanku rus së bashku me ekuipazhin. Sipas ushtarëve tonë, okupatorët po qëndronin ulur në tank dhe po pinin alkool. Megjithatë, aktivitetet e okupatorëve rusë u ndërprenë nga sulmi i befasishëm nga ajri”, thuhet në kumtesën e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ukrainase, transmeton Telegrafi.
“Droni modern kamikaz është i armatosur me eksplozivin më të fuqishëm që goditi direkt në tank dhe shkaktoi dëme të ripariueshme tek armiku. I tërë procesi është filmuar me kamerë nga droni. Kjo video për herë të parë është publikuar për opinionin, por keni parasysh që forcat tona speciale vazhdimisht i përdorin dronët kamikaz gjatë luftimeve me okupatorin rus”, thuhet ndër tjera në kumtesë.
Ndryshe gjatë 24 shkurtit, ushtria ruse filloi pushtimin e Ukrainës, me urdhër të presidentit rus Vladimir Putin i cili urdhëroi trupat t’i vërsulen shtetit fqinj. /Telegrafi/