Telegrafi

Ushtria ukrainase: Po i godasim rusët me saktësi të lartë

Administrata ushtarake e Ukrainës thotë se trupat e saj që synojnë Kherson-in e kontrolluar nga Rusia kanë “shkatërruar me sukses magazinat, akumulimet e armëve dhe pikat e kontrollit të armikut me goditje me precizion të lartë” si pjesë e kundërsulmimit të tyre.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, trupat gjithashtu kanë arritur të shkaktojnë dëme në “ura përtej Dnipro”, thanë zyrtarët në një mesazh të postuar në Telegram, duke e bërë “të mundur bllokimin e furnizimit të ushtrisë ruse me armë dhe personel nga Krimea”.

Në anën tjetër, agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass raporton se Rusia po përdor sistemet e mbrojtjes ajrore në një përpjekje për të shmangur sulmet e Ukrainës në zonë.

Këto pretendime vijnë pasi eksperti Justin Bronk më herët se Ukraina është duke pasur sukses duke përdorur Himars (raketëhedhës të furnizuar nga SHBA) kundër Rusisë – duke i lejuar ata të ndërpresin linjat e furnizimit.

Duke i bërë jehonë një paralajmërimi të lëshuar nga presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky mbrëmë, zyrtarët e Kherson thonë gjithashtu se është e rëndësishme për ta që të mbajnë në minimum informacionin operacional për trupat e Ukrainës.

“Besojuni vetëm burimeve zyrtare të informacionit!”, citohet të kenë bërë thirrje ata. /Telegrafi/