Site icon Telegrafi

Ushtria ukrainase merr sërish nën kontroll qytetin Pripyatin, ku kishte ndodhur katastrofa bërthamore e Çernobilit në vitin 1986

Forcat ukrainase kanë rimarr nën kontroll qytetin e Pripyat, një linjë përgjatë kufirit mes Ukrainës dhe Bjellorusisë.

Pripyat është qytet i braktisur pas katastrofës bërthamore të Çernobilit në vitin 1986, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Ukraina planifikon ta riparojë aeroplanin më të madh në botë – duhen investuar miliarda dollarë

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, kanë shpërndarë fotografinë e ushtarit ukrainas duke ngritur flamurin para centralit bërthamor të Çernobilit.

Forcat ruse kishin marrë nën kontroll këtë central në fillim të pushtimit, por javën e kaluar janë tërhequr dhe zyrtarisht ukrainasit morën sërish kontrollin. /Telegrafi/

 

Exit mobile version