Në një video mesazh të mbrëmshëm të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se forcat e armatosura të Ukrainës refuzojnë ultimatumet e ushtrisë ruse – duke theksuar se kanë ndaluar avancimin e tyre në terren.
Madje është bërë të ditur se një aeroplan rus është rrëzuar në rajonin Kharkiv, ku gjendet qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, transmeton Telegrafi.
Përveç kësaj, ushtria ukrainase pretendon se forcat e saj sërish kanë marrë nën kontroll qytetin Makariv, në afërsi të Kievit.
Shtabi i forcave të armatosura në Ukrainë, thotë se trupat e saj kanë detyruar rusët të tërhiqen rreth 60 kilometra nga Kievi.
“Falë veprimeve heroike të mbrojtësve tonë, flamuri shtetëror i Ukrainës ka valëvitur mbi qytetin Makariv”, thuhet në kumtesën e postuar në Facebook. /Telegrafi/
🔊Звернення Президента України @ZelenskyyUa за підсумками 26-го дня війни:
💬«Це був день важких подій. Важких висновків. Але це був іще один день, який наближає нас до нашої перемоги. До миру для нашої держави».
Повне відеозвернення за посиланням ➡️ https://t.co/RN9Ms7YKTK pic.twitter.com/BJIX0ZphpS
— Defense of Ukraine (@DefenceU) March 22, 2022