Në internet është shpërndarë videoja e momentit kur ushtria ukrainase çliron një fshat nga okupatorët rusë- e nëna e një ushtari me entuziazëm vrapoi në drejtim të veturës brenda të cilit gjendej djali i saj – duke i përlotur të gjithë që ishin të pranishëm me reagimin e saj.
“Dashuria ime, të kam pritur! E kam ditur se do të vish, e kam ditur”, dëgjohet duke i thënë ukrainasja të birit, i cili nga dita e parë veshi uniformën dhe mori pushkën në dorë për ta mbrojtur atdheun nga pushtuesit rusë, transmeton Telegrafi.
Here's what they're saying (almost all in Russian, the mum just uses the Ukrainian word for 'boys'). Not that you need my translation – the meaning is clear. https://t.co/pLYaI3OhdC pic.twitter.com/on7Cnq54qb
— Zoya Sheftalovich (@zoyashef) September 14, 2022
“Nënë dukesh mrekullueshëm si gjithnjë. Më ke munguar shumë”, ia kthen i biri.
Ky ushtar shihet duke dalë nga vetura, ndërsa e ëma e tij vrapon për ta përqafuar – para se bashkëluftëtarëve të tij t’ju ofronte ushqim.
https://twitter.com/jabuttee/status/1569777597197815808?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1569777597197815808%7Ctwgr%5E4f91fa0458bcb8e2eff306995610718503f84c68%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.index.hr%2Fmagazin%2Fclanak%2Fukrajinska-vojska-oslobodila-selo-od-rusa-mama-jednog-od-vojnika-odusevila-reakcijom%2F2395051.aspx
“Djem kam përgatitur drekën”, i thotë kjo nënë ukrainase ushtarëve që çliruan fshatin e saj nga pushtuesit rusë.
Edhe pse nuk dihet se në cilën pjesë të Ukrainës është realizuar videoja, fjala sipas të gjitha gjasave është për pjesën lindore – ku po zhvillohet kundërofensiva ukrainase. /Telegrafi/