Forcat ruse kanë qëlluar për vdekje 10 civilë, që ishin duke pritur në radhë për bukë në Chernihiv të Ukrainës, ka njoftuar ambasada amerikane në Kiev.
“Sulme të tilla të tmerrshme duhet të ndalen”, thuhet në njoftimin e kësaj ambasade në Ukrainë, transmeton Telegrafi.
Madje janë publikuar pamjet rrëqethëse në rrjetet sociale, që shfaqin këtë moment të tmerrshëm.
Në anën tjetër, ushtria ruse po vazhdon të kryej sulme mbi lagjet e banuara nëpër qytetet ukrainase – duke mos kursyer askënd. /Telegrafi/
Today, Russian forces shot and killed 10 people standing in line for bread in Chernihiv. Such horrific attacks must stop. We are considering all available options to ensure accountability for any atrocity crimes in Ukraine.
— U.S. Embassy Kyiv (@USEmbassyKyiv) March 16, 2022