Banorët e qytetit ukrainas Lviv janë fotografuar duke qëndruar nëpër strehimore nën tokë – si pasojë e shpërthimeve të fuqishme që po ndodhin në perëndim të vendit dhe sulmeve të pandërprera të ushtrisë ruse.
E derisa ushtria e Vladimir Putinit po vazhdon sulmet ajrore mbi vendet urbane nga Chernihib, Kharkiv dhe Mariupol, autoritetet ukrainase thonë se për asnjë moment nuk duhet besuar ushtrisë ruse për deklaratat që i bënë, transmeton Telegrafi.
Ata vazhdimisht deklarojnë se për objektiv kanë infrastrukturën ushtarake – pra depot e municionit, bazat dhe kazermat, por aeroplanët e Kremlinit vazhdimisht po bombardojnë ndërtesat kolektive.
E deri më tani raportohet se mbi 5 mijë ndërtesa kolektive në tërë Ukrainën, ishin objektiv i sulmeve ajrore të ushtrisë ruse. /Telegrafi/