Site icon Telegrafi

Ushtria ruse u kërkon mercenarëve të Wagnerit ta braktisin shefin e tyre, Prigozhin

Gjërat po ecin me shpejtësi në Kremlin, pasi kjo e fundit akuzoi liderin e grupit mercenar, Wagner se po bën thirrje për një kryengritje të armatosur.

Komiteti rus kundër terrorizmit u ka thënë luftëtarëve të Wagnerit se janë “mashtruar dhe tërhequr zvarrë në një aventurë kriminale” nga udhëheqësi i tyre, Yevgeny Prigozhin.

Duke i nxitur ata të braktisin shefin e tyre, ministria tha se luftëtarët e Wagnerit duhet të kontaktojnë përfaqësuesit e saj dhe të zbatimit të ligjit, raporton skynews.

Lexo po ashtu Prigozhin: Forcat ruse vranë një numër të madh të ushtarëve tanë pas sulmeve në kamp

Ndryshe, Prigozhin akuzoi ministrinë ruse të Mbrojtjes se kishte shënjestruar trupat që drejton duke i sulmuar me raketa në kampet fushore në Ukrainë.

Ai paralajmëroi se do të ndëshkojë ministrin e Mbrojtjes, Sergey Shoigu – dhe i kërkoi ushtrisë ruse të mos bëjë rezistencë.

Duke mohuar fillimin e një grushti shteti, ai tha se “Ky nuk është një rebelim i armatosur, por një marshim për drejtësi”. /Telegrafi/

Exit mobile version