Telegrafi

Ushtria ruse rrëmben kryetarin e qytetit Kherson në Ukrainë

Forcat ruse kanë rrëmbyer kryetarin e Khersonit, Ihor Kolykhaiev, e më pas kanë kryer bastisje në zyrat e tij, pretendon këshilltarja e tij Halyna Liashevska.

Në kumtesën e ueb-faqes së komunës së Khersonit, thuhet se pjesëtarët e ushtrisë ruse kanë kidnapuar kryetarin e Khersonit, Ihor Kolykhaiev, transmeton Telegrafi.

Deri më tani nuk dihet asgjë për fatin e tij, thuhet ndër tjera në kumtesë, kurse këshilltarja e kryetarit rrëmbimin e ka konfirmuar për Kiev Independent dhe Pravda ukrainase.

Lexo po ashtu Publikohen pamjet e sulmit rus me raketa H-22 mbi qendrën tregtare në Ukrainë, brenda të cilës gjendeshin mbi 1.000 civilë

Kherson është qyteti kryesor i rajonit që mban të njëjtin emër, dhe para luftës numëronte 300 mijë banorë.

Forcat ruset këtë qytet e kanë okupuar në mars, dhe prej atëherë nuk janë ndalur duke e bombarduar dhe shkatërruar pronat e civilëve ukrainas. /Telegrafi/