Site icon Telegrafi

Ushtria ruse hap zjarr dhe hedh granata mbi turmën e protestuesve në Kherson

Një video e postuar në rrjete sociale, shfaq trupat ruse duke hedhur granata dhe duke hapur zjarr mbi turmën e civilëve në qytetin port Kherson në Ukrainë.

Khersoni është okupuar nga forcat ruse, por qytetarët për asnjë moment nuk janë ndalur duke protestuar kundër pushtimit, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Brenda depos në Kiev, ukrainasit makinerinë ushtarake ruse e riparojnë për ta përdorur kundër tyre

Qendra Strategjike e Komunikimit në Ukrainë, ka njoftuar se forcat ruse kanë hedhur granata, shok-bomba si dhe kanë shtënë pandërprerë me armë.

Si pasojë e kësaj të paktën dy protestues janë lënduar, ndërsa në video shihet turma duke ikur pasi që granatat shpërthenin pranë këmbëve të tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version