Telegrafi

Ushtria ruse dështon të futet në qytetin e Kharkivit

Sipas guvernatorit të Kharkivit në Ukrainë, trupat ukrainase kanë arritur t’i rezistojnë fuqishëm tentimit të trupave ruse që të futen në qytetin e lartpërmendur.

Oleh Synehubov tha se Ukraina ka parandaluar operacionin ushtarak, të planifikuar nga 120 parashutistë rusë në afërsi të kufirit, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, ata kanë zbritur në Vovchansk, rreth 31 milje në verilindje të Kharkivit, por pa kaluar shumë kohë janë përzënë nga ushtarët ukrainasë.

Disa orë më parë është konfirmuar se 27 civilë ukrainasë janë vrarë, në verilindje të këtij qyteti gjatë 24 orëve të fundit.

Konsiderohet si qyteti i dytë më i madh në Ukrainë me 1.4 milion banorë, dhe që vazhdimisht ishte objektiv i granatimeve ruse. /Telegrafi/