Telegrafi

Ushtria ruse bombardon rezervuarin me acid në Severodonetsk, këshillohen qytetarët të mos dalin nga bunkerët

Gjatë sulmeve ajrore të ushtrisë rusë është goditur një rezervuar me acid nitrik në qytetin Severodonetsk, kanë njoftuar autoritetet ukrainase.

Në një postim në Telegram, Serhiy Hayday i ka bërë thirrje banorëve lokalë që të mos largohen nga strehimoret dhe bunkerët, nga frika se mund të rrezikohen nga kimikatet e rrezikshme që janë shpërndarë në ajër pas sulmeve ajrore, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Pas zbulimit të disa dokumenteve që i kanë siguruar mediat gjermane, është bërë e ditur se Berlini ka dërguar sasi minimale të armëve në Ukrainë

Madje Hayday ka publikuar fotografitë e reve që kanë marrë ngjyrë rozë që qëndronin mbi ndërtesat kolektive. Megjithatë nuk ka dhënë ndonjë informacion shtesë për dëmet që mund të jenë shkaktuar.

“Banorë të këtij rajoni mos dilni nga strehimoret dhe bunkerët”, ka shtuar ai duke i bërë thirrje qytetarëve që edhe nëse e bëjnë një gjë të tillë të përdorin maska kundër gazit. /Telegrafi/