Gjatë sulmeve ajrore të ushtrisë ruse, është goditur me bomba ndërtesa e Kryqit të Kuq në Mariupol.
Zyrtarët ukrainas kanë bërë të ditur se ndërtesa e Kryqit të Kuq, ishte cak i sulmeve ajrore ruse, transmeton Telegrafi.
Qyteti port në jug të vendit është shndërruar në rrënoja, pasi që shumica e ndërtesave kolektive dhe shtëpive janë shkatërruar plotësisht.
Madje tani ushtria ruse nuk kurseu as objektin e Kryqit të Kuq, të cilën e goditi gjatë një sulmi ajror të kryer para pak çastesh. /Telegrafi/