Telegrafi

Ushtria ruse aktivizon eksplozivë pranë centralit bërthamor në Zaporizhzhia të Ukrainës

Forcat ruse kanë aktivizuar eksplozivë në centralin bërthamor në Zaporizhzhia.

Raportohet se forcat ruse kanë aktivizuar eksplozivë në centralin më të madh bërthamor në Evropë, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Sipas Kombeve të Bashkuara, të paktën 636 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus

E më herët parlamenti ukrainas, ka njoftuar se trupat ruse planifikojnë një “zhvendosje” të municionit pranë Zaporizhzhia, duke rritur frikën se mund të vie deri te një katastrofë tjetër bërthamore në Evropë.

Kujtojmë që javën e kaluar ushtria ruse granatoi centralin bërthamor, të cilin më pas e mori nën kontroll, duke i ngujuar punonjësit brenda objektit dhe duke mos i lënë të kenë kontakt me familjarët. /Telegrafi/