Telegrafi

Ushtria izraelite shkoi për të demoluar shtëpinë e palestinezit, pasoi një shpërthim i fuqishëm – hasi në eksploziv

Një buldozer i ushtrisë izraelite ka hasur në eksploziv, derisa tentonte të demolonte një shtëpi në Bregun Perëndimor.

“Grupet inxhinierike të ushtrisë izraelite gjetën eksploziv, që kishte për qëllim t’i shkaktojë dëme forcave tona dhe kampin e refugjatëve në Jenin”, thuhet në kumtesën e izraelitëve, transmeton Telegrafi.

Madje është shfaqur videoja që tregon momentin kur një buldozer hasë në eksploziv. Aty pasuan përleshjet, kur IDF-ja izraelite përdori dronët për të eliminuar “palestinezët e armatosur”.

Lexo po ashtu Kush është Yahya Sinwar, 'orkestruesi kryesor i sulmit të 7 tetorit' dhe njeriu më i kërkuar nga Izraeli?

Sipas raportit të izraelitëve, dy palestinezëve kanë humbur jetën në këto përleshje.

Buldozerët gjenden në lokacionin ku ka ndodhur shpërthimi, dhe janë dërguar me urdhër të eprorëve të lartë të ushtrisë për të demoluar shtëpinë e Daud Faiz.

Izraelitët pretendojnë se Faiz ka vrarë një ushtar izraelit, duke e shtypur me veturë. /Telegrafi/