Pas raportimeve për një sulm izraelit në spitalin al Shifa të qytetit të Gazës, ushtria izraelite tani ka publikuar pamjet e të shtënave nga brenda një numri ndërtesash në kompleksin mjekësor.
Ata kanë thënë se trupat “panë të shtëna ndaj tyre nga disa ndërtesa në spital”, “shkëmbyen zjarr me ta” dhe “goditën disa terroristë”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ndërkohë, lidhur me sulmin, autoritetet palestineze shëndetësore kanë thënë se janë shkaktuar viktima të shumta dhe ka shkaktuar një zjarr të ashpër në një nga ndërtesat.
Ministria e shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi tha se një zjarr shpërtheu në hyrje të kompleksit, afër vendit ku një grup grash dhe fëmijësh të zhvendosur po kërkonin strehim në spital.
לוחמי צה”ל ושב”כ ממשיכים לפעול לסיכול טרור באופן ממוקד במרחב בית החולים שיפאא’.
בשעות האחרונות הלוחמים זיהו ירי לעברם מתוך מספר מבנים בבית החולים, ניהלו עימם חילופי אש ופגעו במספר מחבלים pic.twitter.com/r7zmcss0QY
— צבא ההגנה לישראל (@idfonline) March 18, 2024
“Ka viktima, duke përfshirë vdekje dhe plagosje, dhe është e pamundur të shpëtohet dikush për shkak të intensitetit të zjarrit dhe shënjestrimin e kujtdo që i afrohet dritareve”, tha ministria, duke akuzuar forcat izraelite për “një krim tjetër kundër institucioneve shëndetësore”.
Ndërkohë në një deklaratë nga ushtria izraelite ishte thënë se operacioni bazohej në inteligjencën që tregonte se spitali po përdorej nga udhëheqës të lartë të Hamasit.
Spitali në qytetin e Gazës është një nga të paktat objekte shëndetësore të mbetura në enklavën e rrethuar. /Telegrafi/