Se ushtria ruse e Vladimir Putinit ka probleme të mëdha, e dëshmojnë më së miri humbjet e mëdha si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake.
Madje ata janë tërhequr nga rajonet separatiste ruse si rezultat i kundërofensivës ukrainase, që i detyruan të zmbrapsen, transmeton Telegrafi.
E urdhri i Putinit për mobilizim të pjesshëm ka alarmuar popullin rus që në masë të madhe kanë filluar të ikin nga vendi kryesisht në Turqi, Serbi, Armeni e Gjeorgji, ku në pikëkalimet kufitare me Gjeorgjinë kolonat e veturave janë deri në 18 kilometra të gjata.
Sanksionet perëndimore e kanë goditur edhe më shumë këtë vend që po përballet me mungesa të mëdha si në industri ashtu dhe në fusha tjera, kurse izolimi i qytetarëve rusë është bërë kryetemë në mediat ruse.
🤡A military unit representative in Altai region said that they have nothing except ammunition and asked conscripts to buy everything including medicines and tourniquets.
She also advised to buy women's pads to use for shoes and buy tampons to stop bleeding after bullet wounds. pic.twitter.com/JEAxSNOLer
— NEXTA (@nexta_tv) September 26, 2022
Atyre u janë mbyllur dyert në shumicën e vendeve të Evropës perëndimore, ku për vizë turistike u kërkohen dokumentacione dhe pagesa shtesë.
Në listën e sanksionuarve janë edhe oligarkët e afërt me Putinin, që dyshohet se financojnë luftën e tij në Ukrainë dhe mbështesin në çfarëdo forme veprimet e tij.
Mobilizimi detyroi të rinj dhe të moshuar të largohen, e ata rezervistë që janë bërë pjesë e këtij mobilizimi nuk po kanë as ku të flenë si rezultat i kushteve të rënda.
Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale, shfaq një ushtare në Altai të cilës i tregohet se duhet të blejë nga ilaçet e deri te pajisjet tjera që do t’i nevojiten në luftë.
Madje i është bërë e ditur se duhet të blejë shtresa për këpucë, dhe tamponë për të ndalur gjakderdhjen si rezultat i plagëve të marra nga plumbat e ushtrisë ukrainase. /Telegrafi/