Telegrafi

Ushtria e Ukrainës: Ne kemi nevojë për të gjithë rekrutët, pa kufizime në moshë

Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës sapo kanë postuar sërish në Twitter, duke u bërë thirrje të gjithë civilëve që të bashkohen pavarësisht nga mosha e tyre.

Deklarata, që i atribuohet Komandantit të Trupave, Yuri Galushkin, thotë se “Sot, Ukraina ka nevojë për gjithçka. Të gjitha procedurat për anëtarësim janë thjeshtuar”.

“Merrni vetëm pasaportën dhe numrin e identifikimit. Nuk ka kufizime moshe”, shkruan në Twitter.

Lexo po ashtu Zyrtarët e Ukrainës: Forcat ruse janë në Kiev, banorë përgatitni koktej molotovi dhe neutralizoni armikun

Ndërkohë, ushtarët rusë tani janë në Kiev, kanë konfirmuar zyrtarët e Ukrainës përmes rrjeteve sociale.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se “armiku” ishte në rrethin e Obolon, rreth 9 km në veri të parlamentit të Kievit në qendër të qytetit.