Telegrafi

Ushtria e Ukrainës ka publikuar ‘pamjet e një përplasje me armë në rrugë në qytetin verilindor të Sumy’

Ushtria e Ukrainës ka publikuar pamjet e asaj që thotë se është një përplasje me armë në rrugë midis mbrojtësve ukrainas në qytetin verilindor të Sumy-t dhe sulmuesve rusë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Sumy – me një popullsi prej më shumë se 260,000 banorësh – është një kryeqytet rajonal që shtrihet më pak se 30 km (19 milje) nga kufiri rus.

Lexo po ashtu Kryeqyteti i Ukrainës goditet nga 'sulme të tmerrshme me raketa' ndërsa pushtimi rus hyn në ditën e dytë

Kreu i administratës lokale, Dmytro Zhyvytsky, tha se një kolonë e madhe ushtarake ruse po shkonte drejt perëndimit, duke kaluar Sumy, drejt kryeqytetit Kiev.

Ai tha gjithashtu se qyteti i afërt i Konotop tani ishte i rrethuar.

Ndërkohë disa përdorues të rrjeteve sociale kanë postuar videon e ushtrisë në Twitter, të cilën e ka shpërndarë edhe BBC. /Telegrafi/